Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për shpërndarje droge. Burime zyrtare bene me dije se ne flagrance u arrestuan shtetasit me inicialet I.Ç., 57 vjeç dhe B.Ç., 29 vjeç, banues në Durrës.
Pas kontrollit në banesën e shtetasit I.Ç., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volksëagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.