Çifti shqiptar bllokohet nga policia italiane, Ja çfarë iu gjet gruas në çantë

Tuesday, 18 February 2020 15:58

Policia italiane ka vënë në pranga një çift bashkëshortësh shqiptarë, pasi janë kapur me kokainë në makinë. Mediat fqinje shkruajnë se çiftit iu gjet drogë që do të  prodhonte gati 600 doza kokainë, vlera e të cilave do të shkonte deri në 6 mijë euro.

Të arrestuarit janë burri K.B., 39 vjeç dhe gruaja K.B., 25 vjeçe.

Më pas çifti u paraqit para magjistratit, Bruno Casciarri për seancën dëgjimore dhe marrjen në pyetje, ku gjatë së cilës burri, K.B., që prej kohësh banonte në Itali, u mundua të nxirrte të pafajshme nga kjo histori gruan e tij shtetasen K.B..

Gjyqtari e pyeti gruan: “Ju nuk dinit asgjë për drogën?”

Tashmë shqiptari ndodhet në paraburgim, ndërsa gruaja është e detyruar të qëndrojë në zonën Casale.

39-vjeçari është një zejtar ndërtimi por për hetuesit ai është një nga “shitësit me pakicë” të një rrjeti të organizuar dyqanesh droge, aktivë në brendësi të Treviso dhe detyra e tij ishte të shiste drogën direkt tek konsumatori.

Arrestimi

Të premten në mbrëmje, natën kur dhe ndodhi arrestimi, burri ishte në makinë me gruan e tij kur arriti në Candelù di Maserada sul Piave. Shqiptari nuk e dinte se ndiqej nga një makinë karabinierësh dhe duke përfituar nga errësira, ai shkon në një zonë fshatare.

Vendos të dalë nga makina dhe ecën larg për disa qindra metra dhe kthehet pak më vonë me një mbështjellës në dorë.

Ai rindezi makinën e tij dhe merr rrugën për në shtëpi. Por gjatë rrugës për në Casale çifti u bllokua nga policia e Arma-s, e cila gjatë kontrollit në çantën e gruas gjen një mbështjellës me 60 gram kokainë brenda.

Gjithashtu çiftit iu gjet një shumë e konsiderueshme parash dhe dyshohet se janë të përfituara nga biznesi i drogës, sepse që të dy nuk kryejnë ndonjë punë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...