Koronavirusi, shqiptari flet nga zona e prekur nga koronavirusi në Itali

Hënë, 24 February 2020 10:37

Autoritetet italiane kanë konfirmuar të dielën në mbrëmje edhe vdekjen e tretë në Itali nga koronavirusi.

Ndërsa, numri i të sëmurëve në Itali tashmë është rritur në 150 veta, në pesë rajone. 112 raste janë vetëm në Lombardi, regjionin verior, në kufi me Zvicrën.

Në këtë zonë, mendohet se jetojnë një numër i madh shqiptarëve, ndërsa fatmirësisht deri më tani sipas autoriteteve shqiptare, nuk raportohet për të prekur nga ky virus vdekjeprurës që nisi në Kinë.

Një kosovar që jeton në Vedelago, ka treguar për Indeksonline se janë tejet në panik dhe të shqetësuar, ndërsa ka mungesë të maskave dhe se raftet e supermarketeve gjithandej po zbrazen.

 “Raftet e supermarketeve italiane në Lombardia dhe Veneto janë zbrazur. Mungon uji në shumē dyqane/supermarkete, njësoj siç kanë mbetur të zbrazura të gjitha raftet ku vendosen perimet, frutat, mielli apo pastat. Njerëzit siguruan rezerva, të bindur që së shpejti do të detyrohen të izolohen në shtëpi. Kjo është dita më surreale që e kam jetuar ndonjëherë. Psikozë alarmante këtu në Veneto”, ka thënë ai.

Gjithashtu kosovari tregon se çdo aktivitet po anulohet, madje edhe kisha është mbyllur.

“Pubet dhe kafenet ne regjionin e Lombardia jane mbyll nga ora 18:00. Ka evitim të qendrave tregtare për të bërë shopping për veshmbathe. Nuk ka fluks nëpër qytete. Disa kisha janë mbyllur. Shkollat, universitetet, ekskursionet shkollore, eventet sportive, muzetë, kinematë, karnevalet – janë anuluar/mbyll. Pritet me u rrite numri i të prekurve. Edhe emisionet kanë vendosë me i ba pa publik”, tregon më tej ai për mediumin.

Kosovari me vendbanim në Itali, thotë se për shkak se janë me kontrata të punës, e kanë të pamundur shpërnguljen.

“Varësisht nga rrethanat se si do të krijohen në orët apo ditët në vazhdim, do t’i shohim edhe mundësitë sesi të operojmë tutje”.

Ndryshe, në aeroportin e Rinasit, po kontrollohen qytetarët që po vijnë nga Italia. Ndërsa Ambasada Shqiptare në Romë njofton se situata po ndiqet me vëmendje dhe në fakt e cilësojnë si emergjente.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...