Koronavirusi/ Ekspertët: Pse Italia ka kaq shumë të prekur

Saturday, 07 Mars 2020 09:17

Italia mban rekord në Europë sa u takon të prekurve nga koronavirusi. Asnjë vend tjetër në Europë nuk ka shënuar shifra me tre zero. Deri tani flitet për 4636 të prekur dhe 197 të vdekur. Përse ndodh kjo? ‘Corriere’ ka pyetur disa ekspertë.

Massimo Galli thotë se sipas të dhënave paraprake, mendohet se virusi ka nisur të qarkullojë në Itali që në fund të janarit. Ai ka mbetur i pagjurmuar për njëfarë kohe, sidomos në atë që njihet si Zona e Kuqe. “Pacienti zero, kushdo që të jetë, nuk ka pasur asnjë motiv për të besuar se ishte infektuar. Në ditët dhe javët që kanë pasuar, shumë njerëz kanë menduar se ishin me sëmundje sezonale, kur mund të kishin koronavirus,” thotë ai.

Kurse Paolo Bonanni thotë se për momentin nuk mund të dihet se përse ndodhi kulmi i infeksioneve në Itali, për shkak se nuk janë në gjendje të rindërtojnë fazat e mbërritjes së infeksionit. “Kjo për shkak se në ditët e para nuk u aktivizua gjurmimi i rasteve. Kontrollet ishin për ata që vinin nga Kina ose kishin pasur kontakte me kinezë. Që nga mesi i janarit në fakt kemi parë një shtim të rasteve me pneumoni, ndoshta nga virusi i ri. Nuk e përjashtoj praninë e një ose më shumë super-shpërndarësve: njerëz që infektojnë shumë njerëz në një kohë të shkurtër”.

Kurse Fabrizio Pregliasco thotë: “Në mënyrë metaforike mund të themë se ne mësuam për ajsbergun vetëm kur pamë majën, që ishte rasti i parë serioz. Në fakt shumë vende ekzaminojnë vetëm rastet simptomatike. Për më tepër që epidemia përkoi me një epidemi gripi, e karakterizuar edhe kjo nga viruse që japin probleme të frymëmarrjes”.

Por përse pikërisht Italia?

Paolo Bonanni beson se në këtë moment, Italia është shumë më përpara në historinë e epidemisë. Ai beson se vendet e tjera do të pasojnë më vonë.

Massimo Galli thotë se nëse nuk ndiqen me kujdes masat parandaluese, çmimi që do paguhet është shumë i lartë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...