Koordinonte trafikun ndërkombëtar të drogës nga burgu i Vlorës, arrestohen bashke me 25 persona

Hënë, 09 Mars 2020 16:56

Një i burgosur i cili drejtonte trafikun e drogës nga burgu i Vlorës është arrestuar ditën e sotme nga policia e Shtetit, pas një operacioni të gjerë ndërkombëtar ku janë arrestuar edhe 25 persona të tjerë.

Lajmin e njofton vetë Policia e Shtetit nëpërmjet një komunikate për shtyp.

'Një tjetër operacion ndërkombëtar është finalizuar, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Operacioni "Besa 2018", i organizuar dhe zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, hungareze dhe atë turke.

 

Guardia Di Finanza në Treno ka ekzekutuar 25 urdhra arresti ndaj një grupi kriminal që operonte në provincën e Bolzanos dhe në rajonin e Venetos.

Ndërkohë që, në Shqipëri, operacioni u drejtua nga Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH dhe DVP Vlorë.

Gjatë operacionit në Vlorë janë ushtruar disa kontrolle banesash dhe është ekzekutuar në ambientet e burgut, urdhri i ndalimit për shtetasin E. K, i cili ishte arrestuar nga DVP Vlorë në dhjetor 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni në Shqipëri, falë procedurave të bashkëpunimit ndërkombëtar të Interpol ZQK Tirana dhe Interpol Roma, zyrave ndërlidhëse në Bari e Romë të Policisë së Shtetit dhe zyrës Uci Albania të Policisë Italiane në Tiranë.

Operacioni i koduar “Besa 2018” ka filluar në vitin 2018 dhe është përmbyllur me arrestimin e 22 subjekteve në Itali dhe 3 jashtë saj.

Policitë homologe në Shqipëri, Hungari dhe Turqi kanë bashkëpunuar për zbardhjen e skemës së funksionimit të grupit kriminal.

Në kuadër të operacionit, gjatë dy vitesh hetime, janë arrestuar 12 persona në flagrancë, prej të cilëve 8 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 zviceran e 1 italian, ndërkohë që 6 të tjerë, 4 italianë dhe 2 shqiptarë janë hetuar në gjendje të lirë.'

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...