Përse do të shërbejnë çadrat para Infektivit? Gazetari: Filtër për të dyshuarit. Ja çfarë po ndodh me familjen nga Vlora

Premte, 03 Prill 2020 14:34

TIRANË
Triazhim para futjes në spitalin COVID-19. Kjo është ajo që do të ndodhë nga dita e sotme në QSUT, ku personat e sëmurë do të kalojnë disa filtra para se të shtrohen në spital.
Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se pacientët që kishin simptoma të ndryshme sëmundjesh futeshin direkt në spital, në urgjencën qendrore, duke rrezikuar të infektohen njerëzit e shëndoshë apo duke rrezikuar dhe të infektoheshin vetë nëse nuk kishin COVID-19
Por tashmë është vendosur një çadër përpara ku do të bëhet diagnostifikimi dhe nëse dikush rezulton me COVID-19 do të izolohet menjëherë duke u vendosur në pavijonin përkatës në Infektiv. Shumë persona vinin për të marrë shërbim dhe nuk e merrnin dhe rrezikonin madje të infektonin personelin e urgjencës.
Ministria kërkon që të bëjë një triazhim që personat e dyshuar të kalojnë disa filtra.
Ndërkaq sa i përket gjendjes së pacientëve me COVID-19 në Infektiv, Skëndaj raportoi se dy persona të tjerë janë me oksigjen. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë 4 viktima dhe 5 të shëruar nga koronavirusi.
Sot rastet e dyshuara që kanë mbërritur në Infektiv kanë qenë më të shtuara se ditët e tjera. Sa i përket familjes me 4 anëtarë nga Vlora që ka rezultuar pozitive, mësohet se gruaja është në gjendje më të rënduar.
Që prej 2 javësh nga zyrtarizimi i rasteve të para, MSH ka bërë apel që të qëndrohet në shtëpi si e vetmja mundësi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...