'Viktimat e COVID-19 varrosen më thellë se zakonisht'/Si po kryhen ceremonitë mortore këto kohë në Tiranë

E mërkurë, 08 Prill 2020 16:54

Përcjellja për në banesën e fundit është gjithmonë e dhimbshme. Por në këtë kohë pandemie, dhimbja është më e fortë. Shqiptarët i janë bindur rregullave, duke hequr dorë nga një prej të nderimeve më të forta zakonore, atij për të ndjerin. Heshtja e përhershme në varrezat publike, është bërë më e ftohtë në këto ditë vetëizolimi.

Me 22 jetë të humbura nga koronavirus, Tirana është Bashkia më e madhe me numrin e prekurve dhe të vdekurve.
“Në Bashkinë e Tiranës janë realizuar 10 varrime të personave më koronavirus. Ne normalisht i regjistrojmë të gjitha skedat e vdekjeve, nuk jemi të specializuar në këtë fushë, por gjithsesi shkaqet janë edhe të viteve më parë. Rastet me koronavirus janë të mirëpërcaktuara në certifikatat e vdekjes që ne i marrim nga Ministria e Shëndetësisë”, u shpreh Raimonda Shino.

Drejtoresha e Përgjithshme e “Agjencisë së Shërbimit Funeral” në Bashkinë e Tiranës, Raimonda Shino flet për shifra brenda kufijve normal të vdekshmërive, duke e krahasuar me një vit më parë.

“Ajo që dua të veçoj për rastin e COVID, është se ceremonia kryhet direkt nga morgu i spitalit. Nuk kemi mbajtjen në shtëpi. Nga morgu, i ndjeri sillet direkt në varreza. Pjesa teknike është në zbatim të ligjit. Ka masa më të forta në drejtim të dezinfektimit”, u shpreh ajo.

Në një protokoll të paracaktuar, banesa e fundit për të ndjerët me COVID-19 ka një thellësi më të madhe, ndërkohë që në ceremonitë e zhvilluara mungojnë përgjithësisht familjarët e afërt

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...