Vdekja e amerikanit në Sarandë, pritet sot përgjigjja e testimit. Për 5 rastet e dyshuara dje, rezultati doli…

E Enjte, 09 Prill 2020 09:09

Pritet sot përgjigjja e rezultatit të testit për koronavirus për shtetasin amerikan që u gjet i pajetë dje në banesën e tij në Sarandë, ku jetonte prej kohësh.policia-sarande
Gazetarja e “Panorama” bën me dije se trupi i 70 vjecarit Ribert Hood, nga Alaska, i gjetur i pajetë në banesë mesditën e së mërkurës është dërguar që ditën e djeshme drejt Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore.
Kjo do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes së tij, Sipas drejtorit të DVSHP në Sarandë, mjekut Arjan Kalcuni atij I është marrë tampon për coronavirus. Përgjigjja pritet të vijë sot. Gjithashtu nga DVSHP Sarandë bëhet me dije se ditën e mërkurë për 5 qytetarë është marrë tampon dhe përgjigjja sot është se rezultati ka dalë negativ. Deri tani nga Saranda janë marrë tampon për 30 qytetarë dhe përgjigjet kanë qenë negative.
‘Prej tri vitesh amerikani jetonte i vetëm në një apartament me qira, në Lagjen nr.1 në qytetit bregdetar. Prej tri ditësh, 70-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij. Kjo ka shqetësuar mikun e tij, i cili njoftoi Policinë e Sarandës. Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe mjekët hynë në apartament, ku e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70 -vjeçarin.
Sipas burimeve hetimore nga Policia, në trupin e të ndjerit nuk janë vënë re shenja dhune. As në banesë nuk është parë ndonjë shenja e dyshimtë që të bën të mendosh për ndonjë akt kriminal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...