Ndahet nga jeta publicisti e përkthyesi shqiptar në SHBA, ishte i prekur nga COVID-19.

Tuesday, 28 Prill 2020 09:41

Ndahet nga jeta intelektuali, publicisti dhe perkthyesi i njohur Ilir Hashorva. Lajmin per ndarjen e tij nga jeta e kane dhene miq e te aferm, e pastaj bashkepunetore te tij kane bere dhjetera mesazhe ngushellimi per kete humbje. hashorv

Shkrimtari Ardian Vehbiu, ben me dije me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, se kusheriri i tij, eshte ndare nga jeta mbreme pas humbjes se betejes me koronavirusin. hashorva

“Këto 20 vjet të fundit, Lilin e kam pasur komshi në Bronx: punonte për një seri biografish të njerëzve të shquar, si Gandhi dhe Mandela, të cilët ua paraqiti lexuesve shqiptarë edhe si ndriçimtarë të një morali të ri humanist” shkruan ai.

Postimi i Ardian Vehbiut

Mbrëmë u nda prej nesh kushëriri im, miku dhe intelektuali Ilir Hashorva, i sëmurë me Covid-19.

Ka qenë gjithnjë pjesë dhe referim i familjes sime, veçanërisht i nënës sime, që e donte si të vetmin vëlla që nuk e pati.

Babai i tij, Ali Hashorva, ka qenë nga intelektualët e shquar të Shqipërisë para-komuniste, që mezi i mbijetoi tallazet e periudhës totalitare.

I kujtoj me shumë mall ato kohë të fëmijërisë që kam kaluar në shtëpinë e tyre: nga Lili dhe motra e tij Nika (Hysnija) kam marrë hua “Udhëtimet e Guliverit”, “Liza në Botën e Çudirave” dhe “Aventurat e Heklberri Finn-it”.

Atje kam njohur një familje ku librin e trajtonin si floriri.

Këto 20 vjet të fundit, Lilin e kam pasur komshi në Bronx: punonte për një seri biografish të njerëzve të shquar, si Gandhi dhe Mandela, të cilët ua paraqiti lexuesve shqiptarë edhe si ndriçimtarë të një morali të ri humanist.

Shkrimet e tij në shtyp ishin gjithnjë tërheqëse dhe shembuj të një qasjeje të arsyeshme dhe etike ndaj botës së sotme.

Lili ishte plot energji dhe plane: sa herë që shiheshim, qoftë në Tiranë qoftë këtu në NYC, do të flisnim për librat që kish ndërmend të botonte.

Sa e hidhur po më duket tani, që libri i fundit për të cilin po kujdesej, përkthimi integral që ia kish bërë i ati, Ali Hashorva, “Dekameronit” të Boccaccio-s, fliste për një epidemi të rëndë, si kjo e tanishmja.

I qoftë dheu i lehtë! Ngushëllime nga zemra Lindës, dy fëmijëve dhe motrës Nika.

vehbiu

Mesazhi i Irena Tocit, shtepia botuese Toena

Lamtumirë i nderuari Ilir Hashorva!

Me dhimbje të thellë mësova për largimin nga jeta të Ilir Hashorvës, mikut dhe bashkëpunëtorit të Shtëpisë Botuese Toena për shumë vite.

Megjithëse këto ditë lajmërimet për largimin nga jeta janë bërë të “zakonshme”, lajmi për vdekjen e tij të beftë na gjeti të papërgatitur, na ngarkoi me dhimbje e trishtim të përligjur.

Bashkëpunimi i Shtëpisë Botuese Toena me autorin dhe përkthyesin Ilir Hashorva, të birin e denjë të mësuesit dhe përkthyesit të njohur Ali Hashorva, nisi diku rreth vitit 2009 me botimin e vëllimit të parë të përgatitur prej tij, për figurën emblematike të Gandit, titulluar “Gandi – jeta”. Në vitet në vazhdim ky vëllim i parë u pasua nga botimi i dy vëllimeve të tjera kushtuar Gandit: “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” si dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin”.
Pothuajse në të njëjtën kohë u botuan nga Botimet Toena edhe dy biografi të përgatitura me kujdes, kulturë e përkushtim të veçantë prej tij, njëra kushtuar “Nelson Mandela-s” dhe tjetra “Martin Luter King-ut”.
Me mjaft përkushtim e përgjegjësi përgatiti ai edhe biografinë e hebreut të mirënjohur Simon Vizental, biografi e cila u botua nga Toena më 2015, së bashku me librin e vetë Simon Vizentalit “Lulja e diellit”.
Në nder të 75-vjetorit e Çlirimit të Shqipërisë, ai zgjodhi të përkthejë dhe të sjellë në shqip “8 orë nga Anglia” të britanikut Anthony Quale – një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, hedhur në botim nga autori menjëherë pas fitores të koalicionit antifashist, me dëshmi autentike dhe të pandikuara nga ngjarje të tjera të mëvonshme.
Një punë të shkëlqyer bëri Iliri edhe për përgatitjen për shtyp të përkthimeve me shumë vlerë të realizuara nga i ati, Aliu: “Skënderbeu” i Alessandro Cuttolo-s (Toena 2018), “Princi” i Niccolo Machiaveli-t (Toena, 2019) dhe “Dekameroni” i Giovanni Boccaccio-s (në proces botimi) .
Të gjitha këto vepra u përgatitën nga Ilir Hashorva, ndërkohë që ai jetonte e punonte në Nju-Jorkun e largët, ku edhe do të prehet tanimë përgjithmonë.

Njeri serioz e i vetëpërmbajtur, intelektual me integritet dhe mendim të pavarur, autor dhe përkthyes i shkëlqyer, autor i dhjetëra shkrimeve në shtypin bashkëkohor gjithashtu, ishin cilësitë që e bënë të ishte një bashkëpunëtor i vyer i Botimeve Toena për më shumë se 12 vjet rresht.

Lamtumirë Ilir Hashorva!

I paharruar qoftë kujtimi Yt, përmes Veprës tënde të çmuar!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...