Krimet që tronditën vendin edhe gjatë karantinës.

Diel, 03 May 2020 19:06

 

toggle menu
Krimet që tronditën vendin edhe gjatë karantinës
Krimet që tronditën vendin edhe gjatë karantinës
17:54, 03/05/2020

Edhe pse në karantinë dhe shtetrrethim të ekzagjeruar sërish nuk kanë munguar ngjarjet kriminale në vend.

Fillimin e javës së shkuar, Lezha dhe Durrësi do të tronditeshin nga breshëritë e kallashnikovit ku do të humbnin jetën 4 persona brenda 2 orësh.


Kolë Murrani dhe Preng Simoni u ekzekutuan në fshatin Lalm-Lukaj. Zona ku ndodhi krimi ishte pothuajse e pabanuar duke vështirësuar punën e policisë për identifikim e autorit.

Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi vendin. Në Durrës dy të rinj u ekzekutuan në një atentat të mirëorganizuar në zonën e quajtur "Tregu i Automjeteve". Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me mbi 50 plumba në një pritë tipike mafioze.
Katër ditë nga ngjarja policia njoftoi se u vunë në pranga si autorë të dyshuar 33-vjeçari Altin Ndoci dhe miku i tij Klevis Alla 22 vjeç. Po kështu u zbardh edhe një tjetër ngjarje e fillimit të Marsit ku u ekzekutuan dy të rinj të tjerë në Durrës dhe policia akuzon Allën dhe Ndocin si autorë.

Hetuesit kanë dyshime se të rinjtë janë ekzekutuar për prishjen e pazareve të drogës.

Javën që lamë pas krimi tronditi edhe Vlorën e Shkodrën. Pasditen e 28 Prillit u plagos me armë zjarri një 50-vjeçar në Shkodër. Një ditë më vonë u vu në pranga autori i dyshuar Bardh Isufi. Sipas policisë konflikti ndodhi për shkaqe pronësie.

Edhe sherri mes dy fqinjëve në lagjen 11 Janari në Vlorë, shkaktoi një viktimë. 60- vjeçari Bujar Mehmetaj u qëllua me sende të forta nga komshiu i tij. Policia tha se ka identifikuar autorin, duke shpallur në kërkim Jurgen Licin.

Në Tiranë, në fshatin Qinam një familje u terrorizua nga persona të maskuar që nën kërcënimin e armëve grabitën një shumë parash. 24 orë më pas policia arrestoi tre të rinj si autorë të dyshuar, duke sekuestruar armët e krimit dhe makinën me të cilën u larguan.

Pra, as Koronavirusi dhe prania e shtuar e policisë dhe ushtrisë në rrugët e vendit nuk e ndali dot krimin. Shpresojmë që me lehtësimin e mëtejshëm të masave të mos kemi edhe një rifillim të ngjarjeve të kronikës...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...