Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet I. Sh., 51 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, duke drejtuar në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/litër, mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në mjet, shtetasja Dh. M., e cila pasi ka marrë mjekimin është larguar për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.