Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një hapësirë e vecantë iu është kushtuar viktimave të koronavirusit dhe historive të tyre. Të afërmit dërgojnë historinë e familjarëve në këtë epidemi të Covid-19.
Mes tyre është edhe historia e një gruaje 72 vjecare, historinë e së cilës e ka treguar vajza e saj. Pikërisht vajza tregon sesi nëna dhe babai i saj kishin ndjekur ëndrrën amerikane, duke shtuar detajin se e ëma e donte tepër bashkëshortin.
“Nagjija Gjidija dhe bashkëshorti u larguan nga Ballkani në vitet 1970 dhe emigruan në Shtetet e Bashkuara, ku vajza e tyre, Liria, thotë se ata “mishëruan ëndrrën amerikane”. Çifti Gjidija pati 4 fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës.