Një kartëmonedhë e re me prerje 10.000 lekë pritet të hyjë në treg.
Banka e Shqipërisë organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve të tematikës së kësaj kartëmonedhe dhe ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë konkurs.
Tërheqja e informacionit fillon nga data 7 maj në zyrën e informacionit, pranë Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë, paraqitja e vizatimeve do të kryhet më 25 qershor. Vizatimet duhet të jenë të vendosura në zarf të mbyllur, ku të jetë shënuar emri dhe adresa e plotë e konkurrentit.
Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar, do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për këtë qëllim.
Sakaq, ofrohet një shpërblim prej 390.000 lekësh vizatimet fituese.