Drogë me skafe dhe gomone drejt Italisë, arrestohen 5 shqiptarë

E Enjte, 11 June 2020 12:07

 

Autoritetet e Guardia Di Finanza në Itali kanë ekzekutuar operacionin e koduar "Beached" i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh që trasponrtonin drogë me skafe e gomone përmes rrugës së Adriatikut.

17 persona janë vënë në pranga banues në territoriet e Brindisi, Taranto, Roma, Arezzo, Rimini, Forlì dhe Matera. Burimet e RTV Ora kanë konfirmuar se 9 prej të arrestuarve janë shtetas shqiptarë. 5 prej tyre janë nën masën e arrestit shtëpiak dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve të Rtv Ora ndër 9 shqiptarët nën urdhër arresti, 5 janë në arrest shtëpiak dhe 4 janë shpallur në kërkim. 3 prej tyre figurojnë të jenë kthyer ne Shqipëri për shkak të Covid nuk kanë udhëtuar më drejt Italisë. Ndërsa shqiptari i katërt i shpallur në kërkim ndodhet në SHBA ku ka udhëtuar duke u nisur nga Shqipëria.

Hetimet e operacionit të nisura më 2017 nga reparti i Guardia di Finanzia në Brindizi kanë dokumentuar një trafik të madh të marijuanës përmes Andriatikut nga Ballkani drejt brigjeve italiane përmes gomoneve e skafeve. Pasi mbërrinte në brigjet italiane droga shpërndahej në provincat e Brindizit e Tarantos si dhe rajone të tjera qëndrore e veriore italiane.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 4000 kg marijuanë, 0,5 kg kokainë, 27 mijë euro cash, 1 gomone, 3 automjete, 1 motorr dhe armë.

Janë arrestuar në flagrancë 6 korrierë droge dhe 32 të tjerë janë denoncuar.

Për RTV Ora, autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se operacioni është ekzekutuar falë bashkëpunimit me përfaqësuesve dhe autoriteteve policore shqiptare në Bari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...