Një skandal i vërtetë ka ndodhur me Urgjencën Kombëtare që ka për detyrë për të ndihmojë qytetarët.
Urgjenca nuk i është përgjigjur të riut 27-vjeçar nga Kavaja edhe pse ata u kanë treguar realisht në situatën ku ndodheshin.
Edhe pse kanë telefonuar shumë herë në numrin 127, urgjenca kombëtare nuk i ka ofruar ndihmën të riut i cili ishte njëkohësisht i sëmurë edhe me talasemi.
Familja e të riut nga Kavaja i ka dërguar mesazh edhe kreut të qeverisë Edi Rama, duke i kërkuar ndihmë në lidhje me atë që po ndodhte me të riun.
Janë dashur disa mesazhe që më në fund autoambulanca e urgjencës kombëtare të shkonte dhe të merrte të riun nga Kavaja e ta dërgonte në spital, dy ditë më parë.
Por duket se ndihma e dhënë ka qenë e vonuar, pasi i riu nuk ka mundur të mbijetojë as 48 orë në spital, duke humbur jetën.