Mësohet se një 40-vjeçar ka ndërruar jetë tek spitali “Shefqet Ndroqi” , i cili prej disa ditësh ishte i intubuar.
Me ndarjen nga jeta të 40-vjeçarit numri i viktimave të covid në vend shkon në 214.
Kujtojmë se ditën e djeshme u shënuan 5 viktima dhe 154 raste të reja nga covid-19 në 24 orët e fundit.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje.