Publikohet fotoja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili po terrorizon Elbasanin që prej orës 13:00, pasi qëlloi me armë policinë dhe la të plagosur dy persona.
Ndërkohë mësohet se RENEA, FNSH dhe Shqiponjat e Elbasanit, kanë rrethuar banesën nga ku 71-vjeçari Lefter Zhidru po qëllon ndaj tyre.
Siç mund ta shihni nga FOTOT, ata janë pozicionuar në çdo cep gati për të shtënë në rast rreziku.
Në këtë moment nuk ka të shtëna nga ana e 71-vjeçarit pasi thuhet se atij i kanë mbaruar fishekët. Policia sërish insition që Zhidru të dorëzohet mirëpo ky i fundit nuk ka pranuar që të negociojë.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Nëntori", ku ish- gruaja e 71-vjeçarit ka njoftuar policinë pas sherrit në familje. Me të mbërritur policia, 71-vjeçari ka bërë rezistencë dhe ka qëlluar në drejtim të policisë, duke lënë të plagosur 2 kalimtarë, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht, edhe ish- gruaja e 71-vjeçarit F. Zh dhe e bija e tij 14-vjeç janë nxjerrë nga banesa të pa lënduara