Vritet me armë zjarri ndërtuesi në Himarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë, ku është ekzekutuar me armë zjarri biznesmeni Niko Goro.
Mësohet se biznesmeni është qëlluar me pesë plumba nga një person me kapuç dhe maskë.
Biznesmeni Goro ka qenë duke lëvizur me bashkëshorten e tij, kur atentatori i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë.
Ka qenë një goditje e përqendruar, që tregon se objektiv ka qenë vetëm biznesmeni. Niko Goro ishte një sipërmarrës i njohur në Himarë, pasi kishte një bar-restorant dhe një hotel.
Policia e Shtetit ka dhënë një informacion paraprak për ngjarjen e rëndë që tronditi Himarën mëngjesin e sotëm, ku mbeti i vrarë biznesmeni Niko Goro. Policia konfirmon gjithashtu se e plagosur ka mbetur motra e tij, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Niko Goro është djali i xhaxhait të djalit të kryetarit të bashkisë, Gjergji Goro.
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille, Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë dhe vijon krehja e zonës.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/