Ky është personi i dyshuar si terroristi i Vjenës.
Sipas gazetës austriake, Kronen Zeitung, ai është një refugjat 30-vjeçar
Në këto foto shihet i armatosur me armët që mendohet se ka përdorur gjatë sulmit.
Pak përpara sulmit, ai i shpalli besnikëri liderit të ri të Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al-Quraishi.
Sipas gazetës austriake, ai e ka lajmëruar sulmin në Instagram. Llogaria e tij është mbyllur.
Terroristi u eliminua nga skuadra e forcave speciale austriake. Dyshohet se një tjetër terrorist gjendet akoma në arrati.