Mesuesja Violeta Liçaj me nxenesit e saj
Covid-19 i merr jetën mësueses fierake Violeta Liçaj. Lajmin e trishtë e japin kolegët e saj të shkollës “Liri Gero”, të cilët i kanë bërë dhe një mesazh lamtumire.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur, mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj. Sa dhimbje, sa trishtim ndjejmë të gjithë! Lamtumirë e mira, e dhimsur, e shtrenjta jonë Leta!
Ti i'u përkushtove arsimit, modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë. Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë.
Modeli i gruas, i nënës, i mësueses së mrekullueshme plot pasion dhe përkushtim profesional. Na ke prekur të gjithëve mësues, nxënës dhe prindër. Do të na mungosh shumë e dashur .....
Të qoftë dheu i lehtë dhe u prefsh në paqe! LAMTUMIRE”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit për mesuesen Violeta Liçaj.
Prej ditësh arsimtarja fierake ishte e shtruar në spital por nuk e ka fituar dot betejën me infeksionin