Vijon të rritet bilanci i viktimave në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë si pasojë e Covid-19.
Këtë mëngjes ka ndërruar jetë, në moshën 48-vjeçare, mjeku i njohur Bledi Nini.
Lajmi ka tronditur komunitetin e bluzave të bardha. Mjeku Renato Osmenaj ka shpërthyer me zemërim ndaj faktit që ditën e sotme, Asambli i Valleve mbajti një koncert para Sanatoriumit.
“Ike ti vëlla i mirë! Më çave zemrën dhe shpirtin. Mburresha me ty se të doja shumë.
M’u kujtua nëna ime për filxhanin e kafesë që theve te shtëpia ime kur ishim të vegjël.
Dhe në këtë ditë të zezë për ne, kurvat bëjnë aheng. Mirë u takofshim shpirti i vëllait,” shkruan ai.