Durrësi vuan ende pasojat e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të një viti më parë e gjasat janë që t’i vuajë edhe për një kohë të gjatë. Dhimbja më e madhe është tek familjarët e 22 viktimave që humbën jetën poshtë rrënojave të shtatë godinave që u shembën mëngjesin e një viti më parë.
Janë 7 pallate të rrezuar, 900 persona të lënduar, mijëra të traumatizua, mijëra shtëpi të dëmtuara, mbi 500 milionë Euro dëme janë rregjistruar nga termeti 6.4 ballë i orës 03:54 minuta në Durrës. Një vit më pas, ata që humbën të dashurit e tyre poshtë rrënojave nuk kanë mundur të gjejnë qetësi.
Atë mëngjes të zi të një viti më parë Ajet Meçe humbi gjithë familjen, bashkëshorten Rozën, vajzën Dienën, dhe mbesën 9 vjeçare Esielën. Ai ishte i mbijetuari i vetëm i familjes duke gjetur një shteg e dalë prej rrënojave të pallatit.
Pallati 6 katësh në lagjjen 18 u mori jetën njerëzve të tij të dashur dhe shoi krejtësisht familjen Reçi.
Ajeti vjen shpesh këtu. Kujtimet e jetës së tij janë të varrosura poshtë inerteve. Aty gjen sende të familjes së tij.
Shembja e pallatit pranë Kryqit të Kuq ju mori jetën 7 përsonave: Diena Karanxha Meçja) 30 vjeç, Esiela Karanxha 8 vjeç (nënë e bijë), Roza Meçja – 59 vjeç nëna e Dienës që vdiq me vajzën 8 vjeçe. Nën rrënoja u shuan tragjikisht edhe Kristi Reçi – 25 vjeçe Studente e Mjekësisë, Eduart Reçi – 54 vjeç Babai, Dolora Reçi – 49 vjeç Nëna dhe Klaus Reçi – 21 vjeç vëllai.
Hotelet hapen dyert ku strehuan mijëra të mbetur pa strehë. Shumë flinin në makina prej frikës.
Në mes qytetit të Durrësit, më i godituri nga tërmeti shkatarrimtar ishte pallati në lagjen 6 që shkaktoi dy viktima. 2 katet e parë u zhytën nën tokë, ndërsa shkallët e pallatit u këputën nga rënia e depozitave të ujit. Banorët e pallatit “Barons” pranë shkollës “Nënë Tereza” një vit pas ngjarjes i kanë të memorizuara ngjarjet e atij mëngjesi në agim. Nga shembja e këtij pallati humbën jetën Nafije Rexhepi 74 dhe Xhulieta Gjonaj.
“Për herë të parë zjarrfikësit e qytetit u përballën me një situatë të papërjetuar më parë. Ata vrapuan t’ju vinin në ndihmë banorëve, ndërsa nuk dinin asgjë për fatin e familjeve të tyre.
Ndërsa fati u tregua mizor për familjen Lala në ish-kënetë.
8 anëtarë të familjes mbetëm poshtë rrënojave të godinës 4 katëshe ndërsa shpëtoi vetëm 17 vjeçari Ramë Lala pas një operacioni mjaft të vështirë kërkim – shpëtimi.
Në ish kënetë humbën jetën.
1. Amelia Lala 8 vjeç –
2. Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç –
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët)
8. Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete
Nga tërmeti shkatërrimtar u shembën edhe një pjesë e Shtëpisë së Pushimit në Plepa si dhe hotelet në zonën e Plazhit, “Mira Mare”, “Hotel Palma” dhe “Hotel Tropikal” ku u shënuan edhe viktima.
Mëngjesi i 26 Nëntorit 2019 do mbahet mend gjatë nga personeli i Spitalit të Durrësit. 900 persona kërkuan ndihmë atë mëngjes të zymtë, ndërsa në ditët në vijim që pasuan me lëkundje të njëpasnjëshme qytetarët pësuan shok psikologjik e paraqiteshin në spitalin Rajonal të Durrësit ku mbërritën me dhjetëra ekipe mjekësore nga spitalet e vendit për të përballuar fluksin e pacientëve në rritje.
Dëmet nga tërmeti janë të mëdha. Procesi i rindërtimit ka nisur me riparimin e mbi 10 mijë banesave, riparimin e mbi 1mijë pallateve në ambientet e përbashkëta, ndërtimin e objekteve arsimore etj, proces i cili do zgjasë