Ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit ka humbur betejën me COVID-19.
Kozma Hakani ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, pas komplikacioneve që i shkaktoi virusi. Ai kishte 14 ditë i shtruar në spitalin COVID 2.
Hakani ka qenë edhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit dhe për 40 vite punoi në sistemin e Arsimit në shkolla të ndryshme të qytetit.