‘Covid-19 nuk më kurseu nipin, vëllanë dhe motrën’, Ylli Ndroqi mesazh të ndjerë për Kasem Hysenbelliun: Një zile e kobshme telefoni me njoftoi dhe shuarjen tënde, vëlla

Saturday, 05 December 2020 14:20

 

“Për muaj me radhë po përjetoj shuarjen e njerëzve të shtrenjtë. Covid-19 nuk mi kurseu e ndërsa thaja lotët për Nipin, vëllanë, motra shndërrohej në ëngjëll. Çdo herë lutesha: “Zot me kaq, mba dorën!”, me shpresën se do më kursente të tjerë njerëz të dashur, të tjera dhimbje zemre.”

Kështu e nis Ylli Ndroqi, biznesmeni dhe pronari i RTV Ora, mesazhin e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të pronarit të Fax News Kasem Hysenbelliu. Ndoqi, shkruan se një zile e kobshme telefoni sot e ka njoftuar për ndarjen e “vëllait të tij” siç e quan ai zotin Hysenbelliu.

Vetë Ylli Ndroqi ka humbur për shkak të Covid-19 xhaxhain, nipin (djalin e xhaxhait), vëllanë dhe motrën.

“Kasem i dashur, le brengë, dhimbje, trishtim me shuarjen tënde fizike, por le një vend takimi ku çdokush me një telekomandë mund të gjejë dhuratën e çmuar të mendimit të lirë. Neës24, Panorama, FaxNeës mbajnë firmën tënde.

Shpirti yt meriton paqen, kujtimi yt përjetësinë, puna jote vazhdimësinë. Me ikjen tënde nuk do mësohem kurrë, na ndriçofsh nga lart për udhën që na mbetet në këtë botë të padrejtë! Vëllai im Kasem, dje, sot e përgjithmonë”, vijon Ndroqi.

Mesazhi i plotë:

Për muaj me radhë po përjetoj shuarjen e njerëzve të shtrenjtë.

Covid-19 nuk mi kurseu e ndërsa thaja lotët për Nipin, vëllanë, motra shndërrohej në ëngjëll.

Çdo herë lutesha: “Zot me kaq, mba dorën!”, me shpresën se do më kursente të tjerë njerëz të dashur, të tjera dhimbje zemre.

Shpresova deri në çastet e fundit, deri kur një zile e kobshme telefoni më njoftoi për shuarjen e mikut të rrallë, kolegut të guximshëm, njeriut të besuar, vëllait, që fati ma solli një udhëtimi të vështirë jete.

Kasem Hysenbelliu, njeriu që themeloi median e pavarur e rezistoi ta ruante të tillë, njeriu, që në botën e trazuar mediatike mbeti i kthjellët e i vërtetë, njeriu, që i dha zë të pamundurit, të abuzuarit dhe nuk mësoi dot kurrë kompromisin me mënyrën e lehtë nga sot do t’i mungojë familjes, miqve, atyre që e deshën dhe çmuan, publikut, që kërkonte ajër në asfiksimin e fjalës së lirë.

Do t’i mungojë gruas, fëmijëve, familjes, miqve e të afërmve dhe u shpreh ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme të të shtrenjtit të tyre.

Dhe do të më mungojë shumë si vëllai i madh, si miku i drejtë, si babaxhani në ditë të errëta e kritiku më i drejtë në kohë të turrbullta, si krahu i djathtë, si referenca në hutimin prej goditjeve pas shpine.

Sot, më shumë se kurrë covid-i i marrë po na mëson të mendojmë për vdekjen e kush mundet duhet ta shndërrojë në mundësi për t’u bërë më të mirë.

Askush nuk do të jetë i përjetshëm, jetojmë për të ndërtuar diçka, që do të mundet të mbetet e tillë.

Kasem i dashur, le brengë, dhimbje, trishtim me shuarjen tënde fizike, por le një vend takimi ku çdokush me një telekomandë mund të gjejë dhuratën e çmuar të mendimit të lirë. Neës24, Panorama, FaxNeës mbajnë firmën tënde.

Shpirti yt meriton paqen, kujtimi yt përjetësinë, puna jote vazhdimësinë.

Me ikjen tënde nuk do mësohem kurrë, na ndriçofsh nga lart për udhën që na mbetet në këtë botë të padrejtë!

Vëllai im Kasem, dje, sot e përgjithmonë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...