Ndarja nga jeta sot e një prej figurave të rëndësishme në media, Kasem Hysenbelliut është një humbje e madhe për gazetarinë shqiptare po të kemi parasysh kushtet në të cilat ajo ndodhet sot .
Që nga News 24 deri në televizionin prestigjoze Fax News,ai mbeti njeri i lajmit ,i së vërtetës, i opozitarizmit të mirëfilltë aq më tepër në këtë baterdi që i është bërë sot medias ,frymës intelektuale dhe frymës së opozitarizmit .
Kasem Hysenbelliu arriti të mbrojë integritetin dhe personalitetin e dhënies së lajmit atij procesi kaq të rëndësishëm dhe jetik për një shoqëri pa ngjyra rozë ,pa mavine e këtyre që kanë mavijosur sot Shqipërinë ,e dha te vërtetë duke e mbrojtur këtë të fundit deri në fund e me çdo kusht .
Media shqiptare ka humbur sot një nga njerëzit e vërtetë të saj, modeste në arritje dhe qendrestar në atë që besonte .