Sot iu dha lamtumira e fundit Kasem Hysenbelliut ,njeriut me një kontribut të paçmuar në median shqiptare. Pati arsye të shumta për t'a cilësuar të tillë, pasi si në profesionin e tij, profesor universiteti,ashtu edhe në media, ai mbeti njeri i cili iu bashkangjit të vërtetës dhe nuk e tradhëtoi atë. Kjo u duk menjëherë në profilin dhe vendin që zuri Fax News që në hapat e parë në median shqiptare.
Intelektuali në përgjithësi nuk e pranon burokracinë dhe peshën kur ajo është e padrejtë sidomos të një qeverisjeje e cila do të të tregojë edhe kur të maresh frymë. Në këtë pikëpamje Z.Hysenbelliu mbeti një luftëtar i opozitarizmit si koncept intelektual dhe hodhi një hap tjetër në media të cilin nuk e bëri askush , ai bëri protagonist të televizionit të tij qytetarin e thjeshtë . Po ti shikosh me vëmendje kronikat ngjyrën dhe natyrën e lajmeve dhe programeve të atij televizioni ,protagonist ishte qytetari shqiptar me të gjithë problematikat dhe përballjet e përditshmërisë së tij ." Redaksia 55" i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe stafit të Fax News pasi atyre me shumë ,por edhe të gjithëve ne do te na mungoje një figurë e tillë.