Profesori dhe ish-rektori i Universitetit të Elbasanit, Jani Dode e ka humbur betejën me Covid. Mësohet se Dede kshte rreth një javë i prekur me koronavirus dhe ishte shtruar në spitalin Covid2.
Jani Dode
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili e vlerëson Jani Doden si një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur.
“Me trishtim mora lajmin se Profesori Jani Dode u nda nga jeta në betejën me COVID-19.
Një personalitet i rrallë dhe mendje e ndritur do t’i mungojë auditoreve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Elbasani po humb një figurë të shquar akademike, shoqëria qytetarin model dhe familja prindin e pëkushtuar.
U prehsh ne paqe Profesor Jani!
Ngushellime të ndjera të afërmve dhe familjes!”, thotë Llatja