Një bandë shqiptaro-serbe është goditur gjatë natës së kaluar në Selanik të Greqisë. Mediet fqinje raportojnë se banda ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Goditja e saj është bërë nga oficerë të policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë së Drogës në Selanik, në bashkëpunim me shërbimin amerikan DEA.
Nga super-aksioni janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës, baza e së cilës ishte në Athinë.
Një shtetas i katërt, pjesë e bandës, është identifikuar, por ka arritur t’i shpëtojë prangave të policisë, duke u hedhur nga ballkoni në ballkon në lagje, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij.
Sipas policisë greke, anëtarët e këtij qarku kanë furnizuar me kokainë të gjithë ishujt grekë. Ndërkohë, vijon operacioni për kapjen e të tjerë personave të përfshirë në trafikun e kokainës