Zbulohet skema e mashtrimit / Si përfitoi 500 mijë euro kosovari

E Enjte, 19 Prill 2018 16:12

Valon Kyçyku është shqiptari  nga Kosova që u ekstradua nga Hungaria në Tiranë , i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Tiranës  e ka dënuar me 13 vite burg pasi 37-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas tjetër kosovar dhe një kroat kanë mashtruar të paktën 300 persona, duke u marrë nga 3000 euro secilit me premtimin se do të bëheshin njerëz të suksesshëm.

Gjatë vitit 2009 deri në maj 2010, të pandehurit Burim Haxhiolli dhe Valon Kyçyku, në bashkëpunim me shtetasin kroat Damir Miserda, me anë të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit, kanë bindur persona të shumtë për t’u anëtarësuar ne shoqërinë “Eurolife”, e cila vepron në shërbim të shoqërisë “Gemak”.  Në momentin e anëtarësimit, rreth 300 të dëmtuarit kanë paguar secili shumën 2290 euro. Drejtuesit e kësaj skeme u premtonin anëtarëve që, pas trajnimeve të tyre, do të kishin mundësi të siguronin shuma të konsiderueshme parash.

Në këto grumbullime mësohej dhe prezantohej vetëm një leksion “Rekruto anëtarë të rinj”. Në këto organizime nuk trajtohej asnjë mënyrë për përfitimin e dijeve, krijimin e eksperiencës apo rritjen e aftësive profesionale. E vetmja mënyrë që u shpjegohej pjesëmarrësve për të arritur suksesin dhe fitimet monetare, ishte gjetja dhe rekrutimi i anëtarëve të rinj. Secili prej anëtarëve rekrutonte pjesëmarrës të rinj, duke fituar 540 euro nga shuma totale 2290 e paguar prej këtyre të fundit. Nuk lejohej hyrja e atyre që nuk ishin anëtarë.

Gjithsej të pandehurit kanë përvetësuar shumën 532.163 euro.  Ata kanë realizuar, nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, transferimin e pasurisë që ka rrjedhur nga vepra penale, për të fshehur origjinën e paligjshme të pasurisë.

Valon Kyçyku do të vuajë për veprat penale "Mashtrim i kryer në bashkëpunim" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/ b të Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...