Tragjike/ Covid-19 shuan brenda pak ditësh burrë e grua, njëri doktor e tjetra pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë

Saturday, 13 Mars 2021 10:40

 


Tragjedi në familjen e njohur tiranase, me mbiemër Karapici. Pak ditë pas vdekjes së doktorit Fatmir Karapici, ndahet sot nga jeta edhe bashkëshortja e tij, Profesoresha në Fakultetin e Ekonomisë, Vjollca Karapici.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije në rrjetet sociale e bija e tyre.
“Pas humbjes se babait tone te shtrenjte Dr. Fatmir Karapici para pak ditesh, e derrmuar njoftoj ndarjen nga jeta te mamase sone Prof. Vjollca Karapici”, shkruan vajza e tyre Amanda.

amanda

Mësohet se çifti ishin të infektuar me koronavirus, ndërsa nuk kanë mundur dot t’ja dalin në betejën për jetën përballë virusit të rrezikshëm.

E bija e çiftit ka qenë punonjëse e Kuvendit të Shqipërisë, ndaj ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli i ka dërguar një mesazh ngushëllimi, ku ndër të tjera shkruan:

“Duhet te vazhdosh te jesh e forte. Ata kane mbyllur syte te qete se kane rritur nje vajze dhe nje djale te mire fort. Ngushellimet me te thella”.

Mesazhi i Jozefina Topallit për Amandën:

E dashtun Amanda
Keta muaj kane qene muaj ferri per ty e vllain.
Ti ke qendru me shprese deri ne fund si cdo femije per prindin e tij.
Ke kaluar nje prove teper te rende. Je shume e re me u perball me dhimbjen e humbjes se 2 prinderve te rinj e te mrekullueshem..
Por mama e babai kane mbyllur vuajtjet e tyre.
Duhet te vazhdosh te jesh e forte.
Ata kane mbyllur syte te qete se kane rritur nje vajze dhe nje djale te mire fort.
Ngushellimet me te thella.
Sa keq me vjen .. per mamen qe e kishe edhe nje shoqe unike,babain tend , doktorin e mrekullueshem..
Te perqafoj
Jozefina

Një mesazh ngushëllimi shkruajti në rrjetet sociale edhe Rektori i Universitetit të Tiranes, Artan Hoxha i cili thotë se “Prof. Vjollca gjithe jeten e saj e ka te lidhur me Universitetin e Tiranes ku prej 45 vitesh ka dhene kontributin e saj”.

Postimi nga Universiteti i Tiranes

Me keqardhje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te Prof. Dr Vjollca Karapici.

Prof. Vjollca gjithe jeten e saj e ka te lidhur me Universitetin e Tiranes ku prej 45 vitesh ka dhene kontributin e saj. Qe prej vitit 1977 ajo ka qene pedagoge ne departamentin e Kontabilitetit, ne Fakultetin e Ekonomise, UT. Ne 1996 ajo mori graden shkencore Dr dhe prej 2011 mbante titullin “Profesor Doktor”.

Prof. Vjollca ka luajtur nje rol te rendesishem ne fushen e Kontabilitetit dhe Auditimit ku ka mbajtur poste te rendesishme.

Ajo ishte kryetare dhe anetare e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit te Certifikimit te Audituesve te Brendshem, Zv. Presidente e Shoqates se Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise, Anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, Antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi, Antare e bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve te Brendshem). Ajo ka qene autore e shume teksteve universitare dhe profesionale.

Te gjithe koleget, miqte dhe studentet qe kane patur fatin dhe privilegjin ta njihnin nga afer deshmojne per profesionalizmin, integritetin, energjine, dashamiresine dhe pozitivitetin qe ajo transmetonte.

Do te na mungosh shume Zysh Vjollca!

Mirenjohje pafund dhe falenderime per punen e palodhur dhe kontributin 45vjecar ne Universitetin e Tiranes!

Ngushellime femijeve, familjareve, miqve dhe kolegeve.

Rektori

Artan Hoxha

Homazhet ne nderim te Prof.Dr Vjollca Karapicit do te zhvillohen neser, diten e diele date 14 mars ne oren 9:00 deri ne 12:00 te agjensi Alba te medreseja. Ne 12:00 varrimi ne tufine

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...