Pas ngjarjes në Velipojë, një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit për sa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë, Dhërmi, janë e djegur 60 shezlongët e një biznesi të vogël që operonte në atë plazh!
Burime bëjnë me dije se djegia ka qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë konflikti i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.
Sipas burimeve të policisë shezlonget kanë qenë ne pronësi të 55-vjeçarit B. Dom, dhe ky i fundit sapo i kishte mbledhur për t’i hapur ditën e nesërme, ndërkohë që ai sa kishte marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit, dhe për këtë disa bizneseve fqinje të tjera nuk i ka pëlqyer kjo dhe dyshimet e para kanë qenë nga konkurrenca.
“Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D”, thuhet një njoftimin shkurt të policisë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes