×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Helm vjehrrës, por nusja e burgosur ushqen çdo ditë me gji vajzën

E Enjte, 19 Prill 2018 17:41

Ka kaluar më shumë se një muaj që kur 21-vjeçarja Marjana Cmeta u fut pas hekurave për vrasjen e vjehrrës së saj. E reja, nënë e një foshnje akuzohet për helmimin e vjehrrës, ndërsa detajet e krimit kanë zbuluar makabritetin e kësaj ngjarjeje të ndodhur një vit më parë por të zbuluar në pranverën e këtij viti.

Provat ishin gozhduese, një filmim i 21-vjeçares nga hoxha, ku ishte rrëfyer se e kishte helmuar vjehrrën Lirije Lami, 48 vjeçe.

Por si shkoi fati i foshnjës së saj 7 muajshe, që tashmë nuk ka as praninë e babait, i cili vuan akoma këtë vrasje dhe as praninë e nënës që ndodhet pas hekurave?

“BalkanWeb” raporton se pasi Marjana Cmeta nuk pranoi ta mbante foshnjën në burg, një mundësi e lejuar nga ligji, ka marrë leje një leje të posaçme nga autoritetet e institucionit për të takuar çdo ditë të bijën dhe për ta ushqyer me gji. Ndërmjet orës 8:00 deri në 15:00, prindërit i sjellin për takim dhe për ta ushqyer me gji foshnjën në burgun e grave “Ali Demi” në kryeqytet.

Foshnja, të cilës Olti Lami nuk i ka dhënë ende atësinë, e është i pavendosur nëse do ta bëjë një ditë, është marrë nga gjyshërit, prindërit e Marjanës. E reja nuk është lënë në një qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje.

Krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën me fostoksinë. Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...