Si e 'fshehu' Hueyda El Sayed sëmundjen e rëndë para fansave

Tuesday, 23 November 2021 16:01

 

Artistja e njohur shqiptare Hueyda El Sayed është ndarë papritur nga jeta në moshën 46-vjeçare. Balerina dhe ish-moderatorja mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot.

Ajo u nda nga jeta mëngjesin e së martës në një spital në Lukskemburg. Pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të Hueyda El Sayed, miqtë dhe kolegët e saj kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.

 

Hueyda El Sayed i befasoi të gjithë kur preu flokët e saj kaçurrela që e karakterizonin, në muajin shkurt të këtij viti. Madje ish-moderatorja u përball me kritika nga ndjekësit, të cilët i kërkonin të rriste sërish kaçurrelat e saj.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo u shpreh se nëse do të kishte një shkop magjik dhe do të kishte mundësinë të ndryshonte jetën apo pamjen fizike, s’do e fillonte nga flokët.

Dhe duket se ky ndryshim në look lidhej pikërisht me sëmundjen e rëndë që vuante Hueyda El Sayed.

Artistja mesa duket kishte vendosur të mos e ndante këtë lajm të trishtë me ndjekësit dhe në postimet në rrjetet sociale shfaqej pozitive dhe e qeshur.

46-vjeçarja është larguar prej disa vitesh nga Shqipëria dhe jetonte në Luksemburg, së bashku me djalin dhe partnerin e saj, Thierry. Ajo dhe Thierry u martuan në fshehtësi në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Në një intervistë në atë periudhë, Hueyda El Sayed tha se kishte një jetë që priste të martohej me partnerin e saj.

Hueyda El Sayed lindi në Tiranë në vitin 1975. Gjatë karrierës së saj profesionale, ka punuar në disa fusha, si piktore, balerinë, moderatore dhe spikere lajmesh. Ndërsa në vitin 2000 ka botuar romanin e parë me titull “Ngjyra e lëkurës sime

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...