Me sezonin e verës të gjitha vajzave i ndodh të kenë dëshirën për një ndryshim në look. Sidomos në prerjen e flokëve që në peiudhën e verës bëhen edhe të besdishme, por duhet te keni parasysh se ajo që ju mendoni në kokën tuaj, nuk mund te jetë patjetër edhe në kokën e parukierit tuaj. Prandaj ja ku ajnë dis këshilla që mund t’ju ndihmojnë:
1 Mbani gjithnjë një foto si shembull
Edhe nëse je mjeshtër në të shpjeguarit e asaj që do, ideja jote e së shkurtrës mund të jetë ndryshe nga ajo e dikujt tjetër dhe askush s’do të rrezikojë me shkallëzimin apo baluket.
- 2. Mbaj mend: Gjërat e mira duan kohë
Mund të qëndroni disa orë të gozhduara në karrige dhe e gjithë kjo bëhet për një rezultat më të mirë. Kini durim.
- 3. Shkallëzimi duhet të lidhet diku dhe të përshtatet me pjesën tjetër. Mbani mend gjërat thelbësore!
- 4. Kërkoni të shihni pjesën e mbrapme
Kështu e dini çfarë po bëhet me ju, mbase s’janë prerë mirë, ose mund të parandalosh shkurtimin më shumë nga ç’doje fillimisht.
- 5. Përndiq stilistin në rrjete sociale
Njihu me punën e tij të mëparshme, çfarë bën, ç’teknika përdor, kështu e di në dorë të kujt po hyn.
- 6. Ndonjëherë më shtrenjtë është më mirë
mund të njihni parukierë që punojnë mirë dhe lirë, por estetikat më të shtrenjta rrallë do t’ju lenë në baltë. Nëse po shkoni në një sallon të njohur, me siguri për të ruajtur reputacionin e tyre, do t’ju lenë në duart e më të mirëve.
- 7. Në fund të ditës, janë thjesht flokë
Nëse ke një model të shëmtuar mos përhap panik. Mund të rregullohet dhe flokët do rriten gradualisht. Ndërkohë shfrytëzo ekzistencën e karficave, rrathëve të flokëve dhe kapelet.