Tiranë: Identifikohen të tre të rinjtë që humbën jetën nga 'fluturimi' i makinës, dy vajza dhe një djalë

Premte, 10 Mars 2023 10:05

Ato janë: Erisilda Abedini, 22 vjeçe,  banuese ne Tiranë dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë si dhe shoferi Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier. 

 
 

Makina e drejtuar nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, me shpejtësi shumë të madhe, theu barrierat e mbikalimit dhe fluturoi mbi autostradën Tiranë-Elbasan, duke rënë mbi një makinë ku udhëtonin tre persona me mbiemër Kurti dhe që mbetën të plagosur.

 

Policia e Shtetit në njoftimin e saj tha se:

"Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë automjeti tip "Audi" dhe automjeti tip "Honda".

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin K. R., 20 vjeç, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë Teg-ut, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese të mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip "Honda", me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin "Audi" si dhe ka humbur jetën disa orë më vonë në spital drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi K. R.

Nga aksidenti janë plagosur shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin tjetër të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e shkakut të aksidentit si dhe vijon puna për identifikimin e dy shtetaseve që humbën jetën në aksident."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...