Kuksianët në burg/ Drejtësia ka mbaruar...

Premte, 20 Prill 2018 14:11

Avokati Altin Goxhaj i cili mbron disa prej protestuesve kuksianë për të cilët Gjykata e Apelit në Shkodër pritet të vendosë për rivlerësimin e masës së sigurisë, deklaroi se sot është mundësia e fundit për të shpëtuar drejtësinë.

Ai tha se tashmë është e vërtetuar se arrestimet e qytetarëve janë kryer në mënyrë të paligjshme por tani çështja më e rëndësishme është që gjykata të shpallë të pavlefshme veprimet e prokurorisë dhe gjykatës në procedurat që kanë ndjekur për arrestimet e kuksinëve.

“Videoja u mor nga gjykata, është në administrim, urdhërat e ndalimit janë lëshuar më orën 11 e 30 të 31 marsit, por janë zbatuar natën.  Venddimi i sotëm është akti i fundit për të shpëtuar drejtësinë, ato do dalin sot, puna është që të shpallet e paligjhme procedura e ndalimit se kjo është sfida e drejtësisë, nëse nuk shpallet i paligjshëm vendimi i prokurorisë dhe gjykatës për arrestimin e banorëve të Kukësit ka mbaruar drerjtësia”, tha Goxhaj, i cili deklaroi sërsish se taksa në Rrugën e Kombit është një grabitje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...