Çmimet në Shqipëri, për herë të parë që nga kriza, rriten më shumë se në BE

Tuesday, 21 November 2023 14:35

Në Europë, inflacioni ka nisur të stabilizohet pas rritjes historike që shkaktoi lufta në Ukrainë, por në Shqipëri po ndodh e kundërta, pasi çmimet po rriten në mënyrë të qëndrueshme, duke reflektuar problemet strukturore të ekonomisë vendase, sidomos sektorit të prodhimit.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, një metodologji e Eurostat tregoi se, inflacioni në Shqipëri gjatë muajit tetor ishte 4.7%, shumë më i lartë se inflacioni mesatar në BE që për të njëjtin muaj që ishte 3.6%.

Gjithashtu treguesi rezultoi shumë i lartë se matjet kombëtare nga IÇK-ja që në tetor ishte 3.8%.

Në tetorin e vitit të kaluar, IHÇK në Shqipëri ishte 8%, ndërsa në BE ishte 11.5%.

Por teksa inflacioni në Europë ku ulur ritmet për shkak të stabilizimit të çmimeve të energjisë që ishin shkaktari kryesor, Shqipëria, që vjet renditej në mesin e shteteve me rritjen më të ulët të çmimeve tani po shkon në krahun tjetër me inflacion të lartë.

Në janar të vitit 2023 IHÇK në BE ishte gati 3 pikë përqindje më i lartë se në Shqipëri (shiko grafikun bashkëngjitur), përkatësisht 10 dhe 7.1%.

Kjo diferencë ishte e dukshme deri në muajin qershor kur nisi të ngushtohej, teksa çmimet në BE ulën ritmet e rritjes, ndërsa në Shqipëri po bëheshin të qëndrueshme. Në shtator IHÇK u barazua më BE dhe në tetor çmimet në Shqipëri u rriten 1.1 pikë për qind më shumë se në BE.

Inflacioni në vendin tonë po krijohet nga faktorët e brendshëm dhe sidomos nga oferta e cunguar e prodhimeve bujqësore, e cila po e bën më të shtrenjtë shportën e ushqimeve, e cila është formuesi kryesor i inflacionit në vendin tonë.

Bujqësia sektori më i madh në ekonomi në tremujorin e dytë të vitit ra për pestin tremujor radhazi, teksa numri i konsumatorëve u rrit për shkak të turistëve duke ushtruar presion mbi çmimet.

Sipas metodës së Eurostat në muajin tetor shihet se kanë ndikuam më shumë në rritjen e çmimeve, ushqimet, qiraja, baret dhe restorantet.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 8,5% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,8%, “Shërbimi arsimor” me 5,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4,8%, “Veshje dhe këpucë” me 3,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2% secili, “Shëndeti” me 1,5%, “Komunikimi” me 1,0% dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4,5%.

Në muajin Tetor, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,1%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,4%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%, “Transporti” me 0,2% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,5%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,1% secili./MONITOR

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...