“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Saturday, 13 Prill 2024 12:39
Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”
 

Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka.

Kështu shprehet Era Xhabafti, e cila shton se, kemi një prirje për luks, por kjo varet nga situata ekonomike dhe fuqia blerëse e vendit…

Si ka qenë ecuria e biznesit tuaj vitet e fundit?

Unë mbuloj disa lloje biznesi, si sektori ushqimor, i verës, modës, kujdesi i lëkurës dhe ai i argëtimit që kanë qenë të qëndrueshëm edhe pas pandemisë. Por fakti që punoj me marka me identitet të fortë ka ndihmuar në rritjen vjetore, ndonjëherë edhe me rritje dyshifrore.

Kjo ndodh edhe për shkak të përpjekjeve tona për të mbajtur një marrëdhënie afatgjatë me klientët dhe ata janë të besueshëm ndaj nesh.

Sfidat janë të shumta, por gjithmonë jam përpjekur të ndërthur nevojat dhe preferencat e klientit, kështu që është një punë e pandalshme dhe dinamike.

 

Si e vlerësoni perceptimin e shqiptarëve ndaj markave të njohura, dhe a ka ndonjë ndryshim në të, ndërkohë që tregu zhvillohet?

Shqiptarët kanë prirjen e pëlqimit të markave, të përkrahin markat e njohura dhe t’i vlerësojnë ato. Ata kanë një perceptim të lartë dhe priren të blejnë marka për shkak të besimit.

Tregu edukon konsumatorin, markat edukojnë konsumatorin dhe vetë konsumatori edukon tregun, kështu që është një marrëdhënie shumë e ngushtë ku palët përpiqen të zhvillohen bashkë, markat duke u përpjekur të ofrojnë përmbushjen e nevojave të konsumatorëve dhe konsumatorët duke drejtuar herë pas here markat.

Ne vijmë nga një treg që ishte kaotik, pa siguri dhe pa standarde, por tani kjo po ndryshon sepse shqiptarët duan besim, duan standarde, duan marka dhe vetëm në këtë mënyrë, ata bëhen besnikë.

Si janë preferencat e klientëve shqiptarë lidhur me produkte të veçanta?

Shqiptarët kanë shije të shumta dhe kanë pasur dhe do të kenë gjithmonë ndikim perëndimor. Ne parapëlqejmë bukurinë, e duam atë dhe kërkojmë elegancë apo stil në mënyrën tonë të veshjes.

Kjo ndodh jo vetëm në industrinë e modës, por edhe në industritë e tjera si ajo e ushqimit, pijeve etj.

Shqiptarët shpenzojnë kryesisht shumë për veshje, që është diçka që më pëlqen, sepse është një mënyrë për të shprehur identitetin tonë dhe për të shfaqur elegancën. Kemi një prirje për luks, por kjo varet nga situata ekonomike dhe fuqia blerëse e vendit tonë.

A keni vënë re ndonjë trend të veçantë?

Trendet ndryshojnë çdo vit, si stili i jetesës, ashtu edhe moda. Mund të them që trendi i momentit është të ushqehemi më shëndetshëm, aktiviteti sportiv, kështu që konsumatorët bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm për shëndetin e tyre. Në fushën e modës, ndjekin tendencat e fundit dhe zgjedhin luksin.

Si ndikojnë mediat sociale në perceptimin e markës suaj nga publiku shqiptar?

Jetojmë në epokën e mediave sociale. Është kanali më efektiv dhe më i lirë në krahasim me mënyrat e tjera të komunikimit. Është jetësore për çdo biznes, pasi aty gjen grupin e targetit tënd dhe të gjitha grupmoshat.

Ndikimi është i madh për markat që drejtoj, por duhet të kontrollohet dhe monitorohet, sepse rrjetet sociale kanë ndikim të madh te konsumatori.

 

Si e përcaktoni dëshirën për t’u dukur dhe prestigjit në blerjet e klientëve shqiptarë?

Siç e përmenda më parë, shqiptarët e duan bukurinë, e duan markën, e duan prestigjin. Profili i gjërave që blejnë është edhe profili i atyre që duan të reflektojnë, pra çdo markë ka identitetin dhe karakterin e vet dhe shumica e blerjeve ndikohen nga mënyra se si këto reflektojnë te konsumatori.

A ka ndonjë ndryshim në zgjedhjet e klientëve pas periudhës së pandemisë?

Pas pandemisë, shumë gjëra kanë ndryshuar, mënyra se si punojmë, mënyra se si ushqehemi dhe sidomos se si vishemi. Pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë rehati.

Edhe në veshje serioze mbizotërojnë modelet dhe materialet komode. Veshja sportive me stil është në modë.

Është e vërtetë që pandemia ka ndryshuar rutinën e ditës për të gjithë. Industria e modës është prekur shumë, por stilistët janë përshtatur shumë mirë në ndryshim. Çdo markë ka prezantuar apo i ka dhënë më shumë rëndësi pjesës sportive ose veshjeve të rehatshme.

Tani shumë veshje kanë elasticitet, këpucët janë bërë më të rehatshme dhe kjo quhet modë, pra jemi në periudhën e të qenët rehat, por me stil.

Veshjet e mbrëmjes dhe luksoze gjithashtu do të ekzistojnë gjithmonë, sepse për takime të rëndësishme, për evente, kodi i veshjes kërkon dhe është i bukur kur ka seriozitet dhe elegancë.

Mendoj se çelësi kryesor për t’u dukur bukur është të përshtatesh veshjen sipas rastit.

Çfarë sfidash keni hasur në tregun shqiptar?

Sfidat kryesore janë edukimi i konsumatorëve për produktet e caktuara. Përpiqemi gjithmonë t’i drejtojmë ata sipas markës, që të hanë në mënyrë të shëndetshme, të zgjedhin më shumë markat dhe sidomos të blejnë në vend.

Shqipëria ka ende shumë mundësi dhe hapësirë për marka të reja. Unë kam për qëllim të sjell marka të mira, që shqiptarët të mos blejnë jashtë siç ndodhte dikur, por t’i gjejnë gjërat në vendin e tyre.

Modifikuar më Saturday, 13 Prill 2024 12:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...