Prej 1 viti e gjysmë pjesë e policisë, efektivja vrau veten brenda banesës në Tiranë (DETAJE)

Saturday, 25 May 2024 11:33
 

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në Tiranë, teksa një efektive policie ka vrarë veten me armën e shërbimit.

Mësohet se efektivja quhet Aldorjana Loshi dhe ishte vetëm 21 vjeçe. Në momentin që i mori jetën vetes, e reja ndodhej vetëm në banesë në zonën e Ali Demit. 

Ndërkohë që detyrën e saj e ushtronte në komisariatin numër 5 në Kamëz. Ndërkohë që pas të shtënave, kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët me forcë kanë hapur derën dhe kanë bërë të mundur të futën në skenën e krimit.

Efektivja Aldorjana Loshi

Ajo prej afro një viti e gjysëm punonte si efektive e patrullës në qytetin e Kamzës, ndërsa në punë nuk ka pas shfaqur asnjë shqetësim.

Efektivja Aldorjana Loshi jetonte me qira me nenën dhe vëllain që e ka më të vogël. 

Ende nuk dihen detaje në lidhje me shkaqet që çuan efektivën drejt vetëvrasjes. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

  • Shoqërohet në polici i dashuri i efektives 

Por sipas burimeve dyshohet se Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e 21-vjeçares. Burimet thonë se ata kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar 21-vjeçaren drejt aktit të rëndë.

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

  • Pamjet poshtë banesës së efektives:
  • Reagimi i policisë:

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...