Shqipëria në zi për humbjen e kolosit të letërsisë shqipe! Nesër homazhet dhe ceremoni shtetërore

Tuesday, 02 July 2024 10:36
 

Të martën dhe të mërkurën është ditë zie, në shenjë nderimi dhe respekti në kujtim të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Ai ndërroi jetë nga shkaqe natyrale.

Këshilli i Ministrave miratoi pasditen e djeshme dy ditë zie në nder të shkrimtarit me famë botërore. Flamujt në institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmështizë.

Sakaq, nesër do të mbahen homazhe publike dhe ceremoni shtetërore te Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 9:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 11:30 deri në 12:30. Ndërkohë në orën 13:00 të së mërkurës çdo veprimtari do të ndërpritet dhe do të mbahet një minutë heshtje në nder të kolosit të letrave shqipe.

Kadare konsiderohet si një nga kolosët e letërsisë shqiptare. Autor i dhjetëra romaneve, poezive dhe eseve, ai është ndoshta ndër shqiptarët më të njohur në botë, me veprat e tij të përkthyera në mbi 40 gjuhë të ndryshme e të botuara anembanë.

Kadare ka qenë disa herë me radhë kandidat për çmimin "Nobel" për letërsinë, ndërkohë që janë të shumta vlerësimet prestigjioze ndërkombëtare për veprën e tij, si "International Booker Man Prize", "Prince of Asturias Award", "Jerusalem Prize", "Neustadt International Prize", "Nonino", "Park Kyong-ni".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...