Një pushues është gjetur i vdekur në një apartament në zonën e Kunes në Shëngjin.
Trupi i pajete i viktimës është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet janë për vdekje natyrale.