Partneri juaj ideal/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve edhe për 6-mujorin e parë 2024

Tuesday, 30 July 2024 11:26
 

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi këtë të premte të dhënat e tregut të sigurimeve për periudhën 6-mujorin e parë 2024.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - qershor 2024 kapën vlerën 11,880 milionë lekë, ose 7.55% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërkohë që, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 699,453 me një rritje prej 9.62% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.64% dhe risigurimi me 0.048% .

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 44.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 55.92% të totalit të tregut.

Sa i përket 12 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve në Shqipëri, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” vijon të jetë më e madhja dhe më e besuara, si në ato të Jo-Jetës ashtu edhe në ato të Jetës, duke zotëruar pjesën më të madhe të tij, si në prime ashtu edhe në dëme të paguara.

Më konkretisht:

• Në SIGURIMET E JETËS, duke zotëruar 40.05% të tregut

• Në SIGURIMET E JO JETËS, duke zotëruar 27.77% të tregut

• Në SIGURIMIN MOTORIK, duke zotëruar 20.87% të tregut

• Në SIGURIMIN E PASURISË, duke zotëruar 46.87% të tregut

• Në SIGURIMIN EAKSIDENTEVE DHE TË SHËNDETIT, duke zotëruar 49.86% të tregut

• Në SIGURIMIN PRIVAT TË SHËNDETIT duke zotëruar 44.62% të tregut

• Në SHËNDET NË UDHËTIM duke zotëruar 79,30% të tregut

PSE ÇDO SIGURIM I BESOHET SIGAL UNIQA-s?

SIGAL UNIQA është jo vetëm kompania lider në Shqipëri por edhe promotore e risive dhe inovacioneve. Ajo është gjithashtu kompania që ofron mbi 50 produkte sigurimi.

SIGAL UNIQA ka 25 vite që operon në tregun e sigurimeve dhe ndër pikat më të forta mund të citojmë:

• Pjesë e një gjigandi si “UNIQA Insurance Group”

• Mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore

• 1.5 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

• Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite

• Mbi 1 milionë Kontrata sigurimi

• Vlerësim me “A” nga “Standard & Poors”

• Risigurim i portofolit me risiguruesit më të mëdhenj në botë si: “AIG”, “LLOYDS”, “SWISS RE”, “MUNICH RE”, “HANNOVER RE”, “ZURICH RE”, “UNIQA RE” Etj”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku 

Web: www.sigal.com.al

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Whatsapp: 068 606 2829

Modifikuar më Tuesday, 30 July 2024 11:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...