Hajdarmataj, Markut: Prokurorët shmangën punë për shkak të reformës në drejtësi

Saturday, 21 Prill 2018 16:53

Zbatimi i reformës në drejtësi ka sjellë neglizhencë në radhët e prokurorëve të Krimeve të Rënda. Në raportin për vitin 2017 që Krimet e Rënda i dorëzuan Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, theksohet gjithashtu se janë ulur hetimet për trafikun e narkotikëve dhe të korrupsionit.

Në raportin që Prokuroria e Krimeve të Rënda i dorëzoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme theksohet neglizhenca e prokurorëve për shkak të zbatimit të reformës në drejtësi.

Kreu i kësaj prokurorie, Besim Hajdarmataj, i shkruan Arta Markut në raport se “janë evidentuar luhatje të angazhimit dhe vullnetit në punë si rezultat i ndryshime kushtetuese dhe ligjeve paketë të reformës në drejtësi, ku parashikohet dhe ndryshimi i funksionimit të Prokurorisë Për Krime të Rënda".

Sipas këtij raporti, një tjetër arsye e zvarritjes së hetimeve dhe neglizhencës në kryerjen e këtyre hetimeve është edhe lëvizja e shpeshtë e oficerëve të policisë gjyqësore, çka shpesh herë ka sjellë dhe pamundësi për zbardhjen e përgjimeve të cilat do të ndihmonin në luftën ndaj kriminalitetit.

Më tej Hajdarmataj bën përgjegjës edhe klasën politike për rezultatet e hetimeve, pasi sipas tij akuzat se të gjithë janë të korruptuar ka demotivuar prokurorët.

Nga ana tjetër, në raport theksohet se është vënë re mungesë referimesh dhe vullneti për tu bërë pjesë e hetimit të veprave penale në kompetencë të kësaj Prokurorie, megjithëse kishte një rritje të veprave penale të krimit të organizuar, kryesisht në trafikimin e narkotikëve.

“Për vitin 2017 janë referuar për hetime proaktive 30 referime nga Polica e Shtetit”- thuhet gjithashtu në raport.

Ndërkaq, theksohet se është evidentuar në shifra minimale referimi i veprave penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë me 3 referime dhe në sistemin e drejtësisë 7 referime edhe këto me mangësi në të dhëna.

Në raport thuhet se gjatë vitit 2017 u vunë nën hetim 639 persona, 2 më shumë se gjatë vitit 2016.

Nga këta, 236 u dërguan për gjykim 216 u mbartën për vitin në vazhdim.

Për hetimin pasuror, gjatë vitit 2017 janë paraqitur në gjykatë 4 kërkesa për sekuestrim dhe 7 kërkesa për konfiskimin e pasurive të sekuestruara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...