Këngëtarja Enca Haxhia shquhet për postimet e saj mjaft provokuese.
Këtë herë e shohim në një video në rrjete sociale ku këngëtarja shfaqet me pantallona të shkurtra, çizme të gjata dhe me këmbën mbi divan duke bërë “twerk”.
Gjithashtu në sfond dëgjohet dikush që flet dhe Enca është duke i thënë vetëm “Po, po, po.”
Krahas videos ajo ka shkruar: “Kur njerëzit mundohen të flasin, por t'i nuk ndalon dot së bëri twerk”,-përfundon Enca në rrjete sociale.
Vetëm pak javë më parë ajo ka publikuar klipin e saj të radhës me titull “Dua”, i cili është komentuar gjatë për mesazhet që ka përcjellë si dhe skenat erotike.