×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Eksplozivi në makinë, zbardhet dëshmia e 38-vjeçarit nga Fieri

Hënë, 23 Prill 2018 17:23

“Nuk kam asnjë lloj konflikti tjetër veç konflikteve për pronat”. Kështu mësohet të ketë deklaruar para hetuesve 38-vjeçari Ervin Memo, i cili i shpëtoi mrekullisht shpërthimit të një sasie eksplozivi të vendosur në automjetin e tij tip “Benz” AA 270 IV në orët e vona të së shtunës.

Nga burime të sigurta mësohet se 38-vjeçari është shprehur para hetuesve se kishte konflikte vetëm për shkak të pronave, por se nuk dinte se kë të etiketonte si përgjegjës për vënien e eksplozivit. Kjo, pasi sipas tij, konfliktet nuk kishin qenë aq të ashpra sa të dyshonte se dikush mund ta vriste.

Ndërkohë, mësohet se ai ka treguar se gjithçka ka ndodhur gjatë pak sekondave. I plagosuri mësohet të ketë pohuar se sapo ka hipur në makinë dhe e ka ndezur, në çast mjeti është copëtuar si pasojë e shpërthimit.

Gjithashtu nga verifikimet paraprake është konkluduar se 38-vjeçari Memo përdorte kryesisht mjete të tjera për të qarkulluar, ndërsa “Benz”-in në fjalë e linte të parkuar para shtëpisë së tij, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Sipas burimeve, veç motivit të dyshuar për konflikte pronësie, hetuesit janë duke verifikuar të gjitha pistat e mundshme deri në konkludimin e një versioni përfundimtar. Janë duke u shoqëruar për t’iu marrë deklarime të gjithë personat që dyshohet të kenë pasur konflikte pronësie me 38-vjecarin Memo, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye të sekretit hetimor.

Pritet që në ditët në vazhdim ekspertët e kriminalistikës të përcaktojnë se në çfarë pjese të makinës ishte vendosur lënda plasëse si edhe të rindërtohet dinamika e shpërthimit.

Familja e 38-vjeçarit ka trashëguar troje ne qytetin e Fierit, pranë Unazës së Re, ku është ndërtuar edhe një pallat që është në proces legalizimi. Ndërkohë, mësohet se familja Memo pretendonte pronësinë e disa sipërfaqeve toke dhe për këtë gjë ka qenë palë në procese gjyqësore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...