Skandal/ Si po shkatërrohet hetimi i kokainës së Maminasit

Hënë, 23 Prill 2018 21:20

Hetimi për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane në Shqipëri do të kryhet nga Prokuroria e Durrësit. Kjo prokurori nuk ka as mjetet dhe as njohuritë e përvojën e nevojshme për hetime të tilla, prandaj ky kalim në thelb minon hetimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë trafik.

Pas kapjes së ngarkesës në Maminas më 27 shkurt, çështja filloi të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë (PKR). Por pas disa javësh hetimi, në mënyrë të papritur, PKR ka shpallur moskompetencë për hetimin, pasi rasti është regjistruar vetëm si “trafik i lëndëve narkotike” dhe jo “grupim i strukturuar kriminal”—ndryshimet e Kodit Penal të para dy vjetësh në mënyrë skandaloze ja kanë kaluar komptencën e trafikut të drogës prokurorive të rretheve, duke i lënë PKR-së vetëm rastet kur kirmet krtyhen nga grupe të strukturuara kriminale.

Është e paqartë se si PKR ka arritur në përfundimin se trafikimi i një nga ngarkesave më të mëdha të kokainës të kapura në historinë e Evropës nuk është kryer nga një grup i strukturuar kriminal, por nga individë që nuk përbëjnë grupim kriminal.

Kodi i Procedurës Penale e përcakton grupin e strukturuar kriminal si formën më të ulët të organizimit kriminal—hierarkia e organizimeve kriminale është: organizatë kriminale, organizatë terroriste, bandë e armatosur dhe, në fund, grup i strukturuar kriminal.

Grupi i strukturuar kriminal përcaktohet në Nenin 28 të Kodit të Procedurës Penale, pika 4:

“Grupi i strukturuar kriminal është formë e veçantë bashkëpunimi, në të cilin bëjnë pjesë tre ose më shumë persona, për kryerjen e një a më shumë veprave penale, për të realizuar përfitime materiale dhe jomateriale. Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.”

Kalimi i hetimeve tek Prokuroria e Durrësit do të thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur në përfundimin se në trafikimin e 613 kilogramve kokainë nga Kolumbia në Shqipëri nuk ka patur një grup prej tre vetash që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për kryerjen e një vepre penale, pra në këtë rast trafikimin e kokainës kolumbiane.

Të paktën në dukje, ky konkluzion ngjan i pashpjegueshëm, kur është e qartë se trafikimi nga Kolumbia në Shqipëri të një sasi tejet të madhe kokaine duhet të ketë kërkuar një seri veprimesh të kordinuara—prodhimin, paketimin, planifikimin dhe ndarjen e kodifikuar të ngarkesës në pako të veçanta sipas destinacionit final; transportin deri tek vend-ndodhja e kontenjerit dhe fshehjen e drogës në dyshemen e kontenjerit; transportimin e kontenjerit me drogë në pikën e ngarkimit me banana; transportin e kontenjerit në anije; kalimin e kontenjerit në disa porte dhe pritje e kontenjerit në Shqipëri. Në vazhdimësi—edhe pse veprimet e mëtejshme u ndaluan nga kapja e ngarkesës—duhet të ishte planifikuar dërgimi i kontenjerit në një pikë të veçantë në Shqipëri, nxjerrja e drogës nga dyshemeja e kontenjerit, me gjasa, përpunimi i kokainës së pastër duke e përzjerë me substanca të tjera, ripaketimi i saj, dhe në fund transporti i saj për t’u trafikuar në vende të ndryshme të BE-së në shumë ngarkesa më të vogla.

Në një farë mënyrë, PKR ka arritur në përfundimin se të gjitha këto veprime nuk janë planifikuar dhe kryer nga më shumë se tre njerëz në bashkëpunim me njëri-tjetrin!

Veprimi i PKR-së praktikisht nënkupton, gjithashtu, një vendim të rëndësishëm të grupit hetimor: trafiku i kësaj sasie të jashtëzakonshme kokaine nuk ka patur asnjë lidhje dhe asnjë mbështetje të planifikaur apo ushtruar nga zyrtarë apo politikanë në Shqipëri. Të paktën, në dukje, ky është vendim i habitshëm.

Prakatikisht, PKR ka vendosur se një sasi e jashtëzakonshme kokaine të pastër, e dërguar nga një nga klanet kryesore dhe më të sofisktikuara të prodhimit dhe trafikut të kokainës në botë, ka rrezikuar duke ndërmarrë një operacion diletant që i është besuar vetëm një sipërmarrësi të parëndësishëm shqiptar.

Por kalimi i hetimeve në Prokurorinë e Durrësit dëshmon një nga skandalet e reformës në drejtësi: ndryshimet e Kodit Penal në kuadër të reformës në drejtësi e ndryshuan juridiksionin e trafikimit të drogës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të rretheve. Këtë skandal Exit.al e bëri publik dhe denoncoi që në kohën e miratimit të ligjit.

Tashmë është e arsyeshme të hamendësohet se ata që që e bënë këtë ndryshim në Kodin Penal e kanë bërë me qëllim për të zbehur përpjekjet e luftës dhe hetimit të trafikut të drogës. Është po e arsyeshme të mendohet se kjo masë ka patur për së pari qëllim të mbrojë zyrtarët dhe politikanët e përfshirë në mbështetje të trafikut të drogës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...