Monedha e përbashkët evropiane ka humbur edhe sot pikë në tregun e brendshëm të këmbimit valutor.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, euro sot ka rënë me 0.4% duke u shkëmbyer me 128.96 lekë ndërsa kemi një rritje të dollarit amerikan me 0.23% duke u shkëmbyer me 105.65.
Euro ka arritur nivelet më të ulëta në 10 vitet e fundit.
Ekspertët thonë se zhvlerësimi lekut vjenë për shkak të pranisë së madhe të kartemonedhës euro në tregun sbqiptar. Kjo anomali u shfaq në zgjedhjet parlamnetare ne vitin 2017 pasoajt e të cilës Shqipëria po i vuan sot.
Ekspertët thonë se një sasi e madhe euro hyri në treg nga trafiku i kanabisit.
Këtë ide e ka mbështetur edhe OSBE e cila në një deklaratë ka thënë se “ disa javë para zgjedhjeve se rreth 2 miliardë euro para të pista ishin gati për t’u përdorur në zgjedhjet e qershorit” .