Babai i oficerit: Qeveria ma vrau djalin

E mërkurë, 25 Prill 2018 10:30

Shyqyri Fafaj, babai i inspektorit të vrarë të martën në mëngjes në ambientet e Komisariatit të Fierit ku punonte, në një prononcim për mediat ka treguar se i biri kohët e fundit ka qene shume i stresuar.

Fillimisht u dyshua se largimi nga pozicioni qe mbante mund të ishte edhe një ndër arsyet që efektivi i dha fund jetës, por siç konfirmohet më pas nga familjarët e tij, ai e kishte kërkuar vetë këtë lëvizje dhe se shkak sipas tyre është bërë ngarkesa psikologjike në 10 ditët e fundit, pasi ai nuk po arrinte të mbyllte dot dokumentet e vetingut.

Këtë akuzë e ka hedhur vetëm pak orë pas vetëvrasjes së djalit të tij, Shyqyri Fafaj. Sipas tij, i biri ishte rënduar psikologjikisht për shkak se nuk po arrinte dot të bënte në kohë dokumentacionin e kërkuar.

I biri, Kastriot Fafaj, që i dha fund jetës me armën e shërbimit, e kishte shfaqur disa herë këtë shqetësim tek ai, por edhe te të njohur e kolegë të tij. “I kërkoheshin dokumente, kot pa lidhje, të cilat ai nuk po i bënte dot. Çfarë vetingu është ky, po na hetonin se edhe sa pula kemi në shtëpi?!”, shprehet mjaft i irrituar babai i efektivit të vetëvrarë dje në Fier.

Sipas tij, shkak për ngjarjen është bërë vetëm presioni psikologjik i kohëve të fundit për këtë çështje, pasi djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt apo problem tjetër. Ai mohon mundësinë që shkak të jetë bërë lëvizja e të birit nga inspektor në zonën e Semanit në Patrullën e Përgjithshme.

Kjo, pasi sipas tij, ai e kishte kërkuar vetë këtë lëvizje se nuk po e përballonte dot më as ekonomikisht lëvizjen me paratë e tij sa në një fshat në një tjetër, duke qenë se familja jetonte vetëm me pagën e tij

Z. Fafaj, si e mësuat ngjarjen e rëndë të vetëvrasjes së djalit tuaj?

Sapo ndodhi, na njoftuan për ngjarjen. Vajtëm menjëherë, por më kot. Na ka lënduar shumë, shumë kjo gjë.

Kishit dijeni të ndonjë problemi të djalit tuaj? Konflikte me ndokënd apo çfarë?

Asnjë konflikt nuk kishte ai. Ishte shumë i rregullt e shumë korrekt me njerëzit. Djali im u vetëvra nga stresi i madh që kishte këto kohë. Ishte shumë i ngarkuar psikologjikisht sepse nga Ministria e Brendshme e dega këtu i kishin kërkuar një mal me letra për t’iu nënshtruar vetingut.

Jua kishte shprehur djali një shqetësim të tillë?

Po, qysh jo! Ma kish thënë jo vetëm mua, por të gjithëve sesi e kishte hallin e tij. Nuk bënte gjumë në sy djali im për këtë presion psikologjik kohët e fundit.

Nuk ka pasur shqetësim tjetër, pasi të njëjtat dokumente kërkohen edhe për kolegët e tij…?

Asgjë tjetër nuk ka pasur djali. Ai ka qenë shumë, shumë korrekt e i ndershëm në punë, por i kishin kërkuar ca dokumente që ai as nuk po i mblidhte dot. S’kishte ku t’i gjente dhe ata s’kishin punë me to që t’i kërkonin. Kjo gjë e ngarkoi shumë atë.

Po çfarë i kërkonin p.sh.?

Po ja, i kërkonin sa pension marr unë, që unë jetoj i ndarë nga djali. Donin të dinin kur kam ikur unë në Greqi e kur kam ardhur këtu. Sa herë kam hyrë e sa herë kam dalë. Ç’u duhej atyre se kur iki e ku iki unë? Unë jam shtetas i lirë dhe shkoj ku të dua unë. S’kishin punë të ma ngarkonin djalin me këto.

Po tjetër, çfarë i kërkohej, të cilat ai nuk po i mbaronte dot?

Po i thoshin duam certifikatën e pronësisë së shtëpisë, që i kisha unë në pronësi, tapitë e tokës po ashtu, dokumente pa pikë lidhje, që djali s’i plotësonte dot. Iu bë një ngarkesë e madhe dhe kudo ku ulej e shkonte vetëm këtë muhabet bënte, nuk gjente qetësi. Ishin dhe ca dokumente të vjetra që ky, edhe po të donte, s’i gjente dot, s’di se çfarë ishin. Nuk e lanë djalin të qetë, i rrinte si presion mbi kokë kjo gjë.

Po lëvizja e pozicionit të punës a mund të ketë ndikuar që ai të ngarkohej psikologjikisht, aq sa të kalonte në këtë ekstrem?

Mbase edhe kjo mund të ketë qenë, por unë nuk di gjë. Unë po them atë çfarë di dhe çfarë kam dëgjuar. Mesa di unë, ai ka kërkuar vetë të ikte nga ky vend se u lodh. Nuk kishte fuqi të vinte sa në njërin fshat në tjetrin për verifikime e gjëra. Edhe më para s’e përballonte dot se rruga donte lekë e ai me atë rrogë ishte. Kaq di unë për këtë, ndërsa për atë që po flas e di mirë.

Kishte folur djali ditët e fundit me ju në lidhje me vetingun?

Kishte folur me mua se po i kërkonin gjëra të parëndësishme, që nuk kishin lidhje me punën e tij. Se mirë që ishte në atë punë, por atë duhej t’i kërkonte vetingu, pra, atë çfarë ka lidhje me punën, jo sa lopë e dele ka babai e sa shes e sa blej unë prodhime bujqësore. Kjo nuk ka lidhje me vetingun. Unë jam fermer si gjithë të tjerët. Si po na hetojnë këta edhe pulat?! Kjo e rëndoi djalin tim dhe ma çuan drejt këtij fundi të dhimbshëm, sepse u treguan të papërgjegjshëm ata që merren me këtë punë./Panorama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...