INSTAT jep alarmin: Kostot e punës në Shqipëri rriten me 12%

E mërkurë, 25 Prill 2018 12:51

Në Shqipëri, kostoja mesatare orare për një njësi pune me kohë të plotë, është 351 lekë në vitin 2016, duke u rritur me  11,8 % krahasuar me vitin 2012, sipas rezultateve të Anketës për Kostot e Punës (AKP), publikuar sot nga INSTAT.

Kostoja mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë, në ndërmarrjet me 10-49 të punësuar është 303 lekë, dhe për ndërmarrjet me mbi 1 mijë të punësuar është 438 lekë.

INSTAT publikon rezultatet kryesore të Anketës së Kostos së Punës (AKP), duke iu referuar vitit financiar 2016. Anketa është kryer në terren në periudhën Prill-Maj 2017 dhe ndjek një periodicitet 4 vjeçar. Anketa e Kostos së Punës kryhet pranë ndërmarrjeve dhe përbën një nga burimet kryesore për matjen e niveleve dhe përbërjes së kostove të punës. Kostot e punës përfshijnë pagesat për punonjësit, pagat në kesh dhe në natyrë, kontributet për sigurimet shoqërore – pjesa e punëdhënësit, kostot e trajnimit profesional, shpenzime të tjera të kryera nga ndërmarrja si për rekrutimin e punonjësve, për veshje, strehim, si dhe shpenzime të tjera. Të dhënat për AKP 2016, në këtë publikim, i referohen ndërmarrjeve dhe institucioneve me të paktën 10 punonjës dhe mbulojnë të gjitha aktivitetet ekonomike, përveç aktiviteteve të Bujqësisë, Pyjeve, Peshkimit, Administrimit publik dhe mbrojtjes, dhe Sigurimit social të detyrueshëm.

Sa i përket madhësisë së ndërmarrjeve, rritja më e madhe e kostos mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë është për ndërmarrjet me të paktën 1 mijë punonjës (20,7 %), ndërsa rritja është më e vogël për ndërmarrjet me 50-249 punonjës (6,5 %).

Aktivitetet ekonomike me koston mesatare orare për njësi pune, me kohë të plotë më të lartë janë: sektori Bankar dhe ai i Sigurimeve me 700 lekë; sektori i Informacionit dhe Komunikacionit me 521 lekë; dhe sektori i Energjisë elektrike, furnizimit me gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 493 lekë.

Aktivitetet ekonomike me koston më të ulët mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë janë: Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 241 lekë; Industria përpunuese me 250 lekë dhe Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve me 254 lekë.

Krahasuar me vitin 2012, gjatë vitit financiar 2016, rritja e kostos mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë sipas aktiviteteve ekonomike ishte më e lartë për: Aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse, me 46,7 %; Informacioni dhe komunikacioni me 42,0 %; Shërbime të tjera (aktivitetet e shoqatave e organizatave, riparimi i kompjuterave dhe artikujve personale dhe familjarë, etj.) me  35,2 % dhe Industria nxjerrëse me 24,6 %.

Krahasuar me vitin 2012, gjatë vitit financiar 2016, rritja e kostos mesatare orare për njësi pune me kohë të plotë sipas aktiviteteve ekonomike ishte më e ulët për: aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 1,2 %; aktivitetet e tregtisë me shumicë dhe pakicë, me 8,9 %; aktivitetet e artit, argëtimit dhe zbavitjes, me 10 %; dhe akomodimit dhe aktivitetit të shërbimeve të ushqimit me 12,1 %.

Gjatë vitit financiar 2016, në Shqipëri, kostoja mesatare vjetore për njësi pune me kohë të plotë është 741.360 lekë (përjashtuar praktikantët), ndërsa kostoja mesatare mujore për njësi pune me kohë të plotë është 61.780 lekë.

Numri mesatar vjetor i orëve të paguara të punës për një njësi pune me kohë të plotë është 2.173 orë, ndërsa, numri mesatar i orëve aktuale të punuara për njësi pune me kohë të plotë është 2.109 orë.

Në strukturën e kostove të punës për njësi pune me kohë të plotë, peshën më të madhe e zë kosto për paga dhe shpërblime e ndjekur nga kosto për kontributet e sigurimeve shoqërore (pjesa e punëdhënësit).

Në vitin 2016, pjesa që zënë shpenzimet për paga dhe shpërblime është 83,99 %, nga 82,38 % që ishte në vitin 2012. Ndërsa ka një rritje të lehtë të peshës së shpenzimeve që kryejnë ndërmarrjet për trajnimin profesional të punonjësve të tyre, nga 0,25 % në vitin 2012, në 0,42 % në vitin 2016.

Peshën më të madhe në strukturën e të punësuarve me pagë e zë sektori i industrisë përpunuese, me 20,5 %, pasuar nga aktivitetet e arsimit me 13,8 % dhe i tregtisë me 10,9 %.

Të punësuarit me pagë me kohë të plotë përbëjnë 98,4 % të të punësuarve dhe të punësuarit me kohë të pjesshme 1,6 %. Përqindja e praktikantëve e raportuar nga ndërmarrjet në studim është 0,4 %.

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 13:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...