×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Kumari dhe skedinat shtojnë divorcet

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:33

Në një pikë bastesh në Korçë llogariten minimalisht 1000 skedina të luajtura në 24 orë ose e përkthyer në shifra kjo arrin vlerën 1 mln lekë të reja xhiro ditore.Në fundjavë por edhe në periudha të caktuara kjo shifër dyfishohet. Fenomeni shqetësues jo vetëm kërcënon ekonominë individuale, por është kthyer në një prej faktorëve kryesorë që po shkatërojnë familjen shqiptare duke u përkthyer në shifra divorcesh.

“Në krahasim me vitin që kaloi vihet re një rritje e lehtë e numrit të kërkesave për divorc. Vitin që kaloi gjithsej janë depozituar 405 kërkesa me objekt zgjidhje martese. Shumica e kërkesave vijnë edhe për shkak të debateve të vazhdueshme të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e alkoolit si dhe me luajtjen e lojërave të fatit nga ana e bashkëshortit çka sjell rrjedhimisht vështirësi ekonomike edhe rëndim të gjendjes ekonomike,” shprehet Esmerald Xhafa, Kancelar i Gjykatës.

137 njësi bastesh sportive dhe lojëra fati kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Korçë duke u vendosur jo vetëm në qytet por edhe fshatra. Përveç pozicionimit të pikave të basteve në zonat me të frekuentuara, kemi dhe shtimin e tyre më shumë sesa një, në zona të tilla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...